Ora News – Investimi tek “Fan Noli”, Veliaj: Vitin tjetër merr fund mësimi me dy turne

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkolla 9-vjeçare ?Fan Noli? ka tashmë ambiente të reja sportive që mund të përdoren ashtu edhe nga komuniteti i Njësisë nr. 2. Gjatë perurimit të investimit, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, garantoi se brenda vitit do të zgjidhjet problematika e mësimit me dy turne, me ndërtimin e 20 shkollave te reja.
Veliaj: Jam i ndërgjegjshëm se çështja e shkollave me dy turne mbetet problematike. Këtë vit po përfundojmë projektin për 20 shkollat. Kjo shkollë është pjesë e një game investimesh në njësinë 2. Javën tjetër hapim Liceun, ndërkohë që kemi hedhur themelet për rindërtimin e shkollës ?Hoxha Tahsin?. Ndërkohë që, sapo kemi nisur shpronësimin e shkollës ?Kosova? për ta bërë edhe atë të re dhe besoj që njësia 2, në fund të këtij mandati do të ketë, jo vetëm shkollat më të mira në qytetin e Tiranës, por me shumë gjasa edhe në Republikë?
Edhe ?Fan Noli? bëhet kështu pjesë e projektit të shkollave si qendra komunitare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-vitin-tjeter-merr-fund-mesimi-me-dy-turne/

Recommended