Report TV - Mat, sekuestrohen 310 rrënjë kanabis, shoqërohen dy persona

  • 8 years ago
Në Njësinë Administrative Derjan, Bashkia Mat, në territorin e fshatit Lami i Madh, forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, dhe SH.Ç.B.A pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, mbi bazën e informacioneve të marra në burime të ndrydhme kanë ushtruar kontroll dhe në një parcelë të hapur rishtas kanë gjetur të kultivuara 310 bimë të dyshuara cannabis sativa.

Bimët e kultivuara u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mat, dy persona për tu pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të hetimit.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".