Ora News – 12 vjeçarja: Nëna ishte në dijeni të abuzimit 6-vjeçar nga njerku

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbulohen detaje nga dëshmia tronditëse e 12 vjeçares nga Fieri që akuzoi njerkun dhe nënën e saj për përdhunim dhe abuzim seksual. E mitura në praninë e psikologut ka deklaruar në polici se përdhunohej prej 6 vitesh nga bashkëjetuesi i nënës së saj, ndërsa kjo e fundit ndonëse ishte në dijeni, nuk reagoi asnjëherë për ta mbrojtur. Të martën 40 vjeçarja dhe bashkëjetuesi i saj 52 vjeç do të dalin para Gjykatës për masën e sigurisë.
Dalin të tjera detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku një 12 vjeçare denoncoi abuzimin seksual të njerkut të saj.
Nëna e të miturës, Selvie Yzeiraj, është dorëzuar para këmbënguljes së efektivëve dhe ka ndryshuar versionin e parë, duke pohuar se ishte në dijeni të abuzimit sistematik të vajzës së saj, nga bashkëjetuesi 52-vjeçar.
?Po, i kam parë që të kryenin marrëdhënie, por kisha turp ta tregoja se do bëhej vajza me fjalë?, ka rrëfyer nëna 40- vjeçare, që ka vijuar rrëfimin duke shtuar se bashkëjetuesi i saj nuk e trajtonte si vajzën e tij dhe kjo ishte arsyeja përse ata kishin konflikte dhe grindje të përditshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/12-vjecarja-nena-ishte-ne-dijeni-te-abuzimit-6-vjecar-nga-njerku/

Recommended