Ora News- Policia e “maskuar” zë në çark trafikantët, kapen 20 kg kanabis në Shkodër

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të infiltruar për të mos rënë në sy dhe duke lëvizur me makina e veshje civile, efektivët e policisë Shkoder kanë arritur të finalizojnë operacionin antidrogë të koduar ?Il Mulo?, ku kanë sekuestruar 20 kg kanabis sativa dhe vunë në pranga 4 shtetas.
Operacioni u zhvillua në aksion rrugor Shkoder-Kryebushat, ku në vendin e quajtur ?Harku i Berdicës? ato i kanë zënë pritë duke ndaluar për kontroll blic dy automjete.
Ora News ka ndjekur nga afër këtë aksion të policisë, ku fillimisht u ndalua një ?Reno? me targa AA 248KR që drejtohej nga 29 vjeçari Pavlin Selvija dhe pasagjer shtetasi Elvis Mandi te dy nga Shkodra, në të cilen nga kontrolli u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në formë boçe e futur nëpër thasë.
Pak minuta më vonë u ndalua automjeti i dytë tip ?Golf 5? me targa AA 646 IT, me drejtues 29 vjeçarin Sentiljano Uldedaj nga Kopliku dhe pasagjer 26 vjeçarin Bik Sufaj edhe ky nga Kopliku.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/policia-e-maskuar-ze-ne-cark-trafikantet-kapen-20-kg-kanabis-ne-shkoder/

Recommended