Report TV - Fluks në Pikën Kufitare të Morinit vetëm sot kanë hyrë 25 mijë persona

  • 8 years ago
Më shumë se 25 mijë persona kanë hyrë sot në Shqipëri përmes Pikës së Kalimit Kufitarë të Morinit në Kukës, ndërkohë që fluksi i hyrjeve të shqiptarëve të Kosovës ka qenë shumë i lartë gjatë gjithë muajit.

Sipas policisë së Kufirit e Migracionit i gjithë fluksi është duke u përballuar me shtim të sporteleve të përpunimit të dokumentacionit, ndërkohë që është dyfishuar edhe numri i punonjësve të saj.

Sipas policisë, fluksi më i lartë i hyrjeve është gjatë orëve të para të mëngjesit, kur qindra mijëra persona kalojnë në këtë pikë kufitare për t?iu drejtuar më pas rajoneve bregdetare në Shqipëri.

Ky fluks mjaft i lartë i hyrjeve ka shkaktuar edhe një trafik të madh të qarkullimit të automjeteve në segmentin Morin-Kukës-tuneli i Kalimashit, ku policia rrugore po monitoron qarkullimin rrugor.

Sipas statistikave në dy muajt e fundit në Shqipëri numri i hyrjeve ka arritur në 1 milion.

Recommended