Ora News - Vetëm në 4 orë në pikën kufitare të Morinës hynë 32 mijë pushues nga Kosova
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm në 4 orët e para të mëngjesit të 22 gushtit nga pika kufitare e Morinit kanë hyrë 32 mijë shtetas. Shifra është bërë publike nga ministri i Turizmit Blendi Klosi, në një kohë kur fluksi i mjeteve bllokoi për disa orë qarkullimin e mjeteve.

Klosi: Vetëm në katër orët e para të mëngjesit, 04.00-08.00, kanë hyrë 32 mijë shtetas kosovarë që i janë drejtuar bregdetit shqiptar për pushime, duke shfrytëzuar pas festës së Bajramit, 10 ditëshin e fundgushtit, por edhe dy javëshin e parë të shtatorit dhe vetëm sot në një ditë, pritet që të kalojë numri 70 mijë i shtetasve kosovarë që vijnë për turizëm në Shqipëri.

Klosi i bëri këto deklarata gjatë aksionit në pikën kufitare në Morinë ku 200 të rinj të projektit ?Smile? nisën pastrimin e zonës në të dyja anët e kufirit.

Ministri që shoqërohej nga kryetari i bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu, dhe përfaqësues së Komunës së Prizrenit e cilësoi jo vetëm simbolik, por edhe të nevojshme këtë aksion në këto ditë kur janë të shumë pushuesit kosovarë dhe të huajt që kalojnë këtë pikë kufitare. Ministri dha edhe disa shifra për turistët e huaj që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Shqipëri këtë vit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vetem-ne-4-ore-ne-piken-kufitare-te-morines-hyne
Recommended