Report TV - Banorët e Himarës në protestë për pronat:Çdo pëllëmbë ka zot

  • 8 years ago
Pas thirrjeve që biznesmeni Nikollaq Neranxi, Drejtor Ekzekutiv i Komunitetit Himariot, banorët e zonës janë ngritur në protesta për të mbrojtur pronat që janë planifikuar të prishen. Ata shprehen se Himara nuk ka vdekur dhe nuk do të vdesë kurrë që të rilindë.

Banorët kanë thënë se ndihen të diskriminuar që nga koha e monizmit dhe se nuk do të lejojnë qeverinë të prishë shtëpitë pasi çdo pëllëmbë ka një zot.

Familje të shumta që kundërshtojnë prishjet e shtëpive kanë bërë me dije se trojet janë të tyre para se të formohej shteti shqiptar ndaj dhe nuk bien dakord me projektet e pushtetit qendror dhe vendor.

Në protestë ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili është shprehur se nëse duan jetën e lirinë dhe besojmë se mund ta ndërtojmë pasurinë familjare e kombëtare nuk duhet të heqim dorë nga e drejta e pronës private.

Recommended