Report TV - Banorët e Fierit protestë për ndotjen: Ka sjellë probleme shëndetësore

  • 6 years ago
Problemi me mushkonjat dhe minjtë kanë bërë që banorët e një pallati, në lagjen ?Kryengritja? të Fierit të ngrihen në protestë. Sipas banorëve të këtij pallati e gjitha kjo ka ardhur nga ndotja e ambjentit. Ndërsa shprehen se kjo gjë ka sjellë probleme shëndetësore, ndërsa fëmijët janë të trembur si pasojë e një ambient të tillë.

Këtu bodrumi është plot me ujë poshtë, është një gjë skandaloze, edhe korenti është në qiell të hapur. I zënë fëmijët me dorë, ne paguajme detyrimet. Nuk vjen njeri të hedhi një dorë ilaç.do bien fëmijët në bodrum, ku është bashkia, apo vetëm për të marrë taksat.

Banorët
Ende nuk është marrë asnjë masë, pavarësisht ankesave të shumta ndaj ujësjellës kanalizime, por edhe në Bashkinë e Fierit zëri i banorëve ka rënë në vesh të shurdhër.

Recommended