'Mamit i dilte gjak nga hunda'/ Banorët në protestë për ndotjen nga fabrika e tullave: Po sëmuremi
  • 5 years ago
TIRANË-Qytetarët ankohen se tymi që del nga fabrika, është i dëmshëm për shëndetin dhe kancerogjen. Sipas banorëve, tymi i zi që del nga fabrika siç duket në këto video amatore të filmuara nga ata në orare të ndryshme gjatë ditës e natës shkaktohet nga mosfunksionimi i filtrave.

?Jemi në 2019-ën dhe shëndeti i fëmijëve tanë është kërcënuar seriozisht nga gazrat që mëtohen pa kufij dhe pa kontroll nga kjo kompani?-u shpreh një nga protestuesit.

Ndaj fabrikës, në muajin prill të këtij viti është vendosur një gjobë prej 500 mijë lekësh, nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, për mos plotësim të kushteve, por banorët shprehen se asgjë nuk ka ndryshuar dhe fabrika vazhdon po njësoj me ndotjen.

Në protestë të pranishëm ishin dhe fëmijë, të cilët kërkojnë të jetojnë si gjithë fëmijët e tjerë, pa pasur frikë për shëndetin e tyre.

?Kisha kollë të vështirë dhe mezi merrja frymë. Babi im më çonte në spital për të më shëruar, mamit tim nga stresi i madh nga tymrat, i dilte gjak nga hundët. Ne duhet t'i rrinim te koka mamit, qaja çdo ditë, i rrija te koka mamit. Çfarë do bëjmë ne??-tha një nga fëmijët

Banorët paralajmëruan dhe një protestë tjetër, ditën e enjte në orën 18:00.
Recommended