Lezhë/ Iu morën 70 ha tokë, banorët e fshatit Grash në protestë: Nuk do ta lëshojmë, do derdhet gjak

  • 5 years ago
Afro 70 hektarë tokë bujqësore në fshatin Grash të Njësisë Administrative të Dajç në Lezhë, i është dhënë për shfrytëzim nga Ministria e Bujqësisë një firme private për një periudhe 90-vjeçare. Kjo ka irrituar banoret të cilët thonë se po ju grabitet prona të cilen e kanë të trasheguar nga të parët.

Pasi nuk kanë gjetur drejtësi në Gjykaten Administrative, banorët përmes avokatit të tyre kanë bërë kallzim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj Ish Ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti dhe personave të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e proçedurave të tenderimit.

Para pak ditësh në studion time ishin shtetasit Llesh Shtjefni, Martin Vasa, Jak Shtjefni dhe Cek Jaku, të cilët më kanë autorizuar për të bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Bujqësisë, ish-kryetarin e Bashkisë. Ne i kemi kërkuar Prokurorisë për të sekuestruar të gjithë dokumentacionin e tenderimit. Nëqoftëse janë kryer brenda ligjit, le të vijë dikush, përfaqësuesi i qeverisë dhe tia argumentojë popullit këtu, dhe populli bindet.

Fran Dashi, Avokati i banorëve të Gashit
Banorët e Grashit kërcënojnë se do ta mbrojnë me gjak pronën e tyre, nëse institucionet nuk do i japin zgjidhje problemit që ata kanë.

"Unë i mbaj mend të gjitha parcelat që janë andej matanë, që na i kanë marrë sot. Me pëllëmbë se të kujt kanë qenë 100 shtëpiat e fshatit tonë," u shpreh një banor. Ndërsa një tjetër tha se "këtë tokë nuk do ta lëshojmë, për këtë tokë do derdhet gjak".

"Toka është e jona, e të parëve tonë, gjithë secili prej të parëve tonë ka pjesën e tyre që prej reformës që është bërë në '57," u shpreh një i tretë.

Firma e cila ka marrë me konçension këtë siperfaqe toke ka nisur zhfrytëzimin e saj, ndërsa banorët janë të vendosur në rezistencën e tyre, për këtë padrejtësi që iu është bërë.

Recommended