RTV Ora - Lezhë, vritet kryeplaku i fshatit, nuk i dha barin e korrur mikut të tij
  • 5 years ago
#rtvora

Një vrasje me armë zjarri tronditi Lezhën mëngjesin e së mërkurës. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 në fshatin Mërqi ku viktime mbeti shtetësi Gjin Marku 64-vjeç i cili ishte kryeplak i fshatit.

Ai është qëlluar me breshëri automatiku teksa po mblidhte barin në një parcele pranë banesës së tij.

Nga të shtënat 64-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të ditur se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin. Ai është shtetasi Tonin Gjini nga Kashnjeti me banim në fshatin Mërqi dhe ishte dhëndër i familjes së viktimes.

Krimi për barin e korrur

Nga hetimet paraprake të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit. Ky i fundit i kishte kërkuar mikut të tij që ti jepte barin që kishte korrur, por kjo nuk është pranuar nga viktima. Në momentin kur ka parë 64-vjeçarin që po mblidhte barin dhe po e ngarkonte në kamionçinën e tij, autori ka marrë armen dhe ka qëlluar në drejtim të mikut të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Autori në kërkim

Pas ngjarjes autori është larguar në këmbë së bashku me armen e krimit, ndërsa forca të shumta policie janë vënë në ndjekje dhe po krehin të gjithë zonën me qëllim kapjen e tij. Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar 3 persona të cilët po mblidhnin barin me viktimën dhe po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gëzhojat e armës të gjetura në vendin e ngjarjes.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-lezhe-dyshohet-nje-te-vdekur

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended