Report TV - Kuçovë/ Arrestohet 62-vjeçari për kultivim kanabisi, vihet nën hetim kryeplaku i fshatit

  • 4 years ago
BERAT- Arrestohet një person për kultivim të kanabisit dhe vihet nën hetim kryeplaku i fshatit Goraj në Kuçovë.

Në operacionin anti-drogë të quajtur "Goraj", bazuar nga informacionet e qytetarëve u arrestua për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", H .Q., 62 vjeç, lindur dhe banues në Sheqëz, të Lumasit.Gjithashtu u vu nën hetim për shpërdorim detyre, kryeplaku i fshatit Goraj, shtetasi R. D., pasi gjatë ushtrimit të detyrës nuk ka kontrolluar territorin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar me këmbë, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuar në gota plastike fidanë kanabis dhe disa fidanë të tjerë të mbjellë në tokë. Sipas policisë, Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.

Recommended