Shoqërohet në polici Ilda Bejleri dhe vihet në hetim për aksidentin, 63 vjeçarja në spital

  • 4 years ago
TIRANË - Moderatorja sportive, Ilda Bejleri është shoqëruar në polici dhe më tej është vënë në hetim në gjendje të lirë për aksidentin e ndodhur gjatë ditës së djeshme pranë urës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku një grua 63-vjeçare e cila po kalonte rrugën teksa semafori ishte i kuq për këmbësorët, mbeti e lënduar. Ilda Bejleri do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?Largimi nga vendi i aksidentit?, siç policia i ka referuar materialet procedurale. Moderatores 33-vjeçare i është sekuestruar edhe makina X5.

"Në vijim të veprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, Ilda Bejlerin, 33 vjeçe. Policia Rrugore ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të Bejlerit, me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike". Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme si e dyshuar për veprat penale ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?Largimi nga vendi i aksidentit?, njoftoi zyrtarisht Policia e Tiranës.

Recommended