Aksidenti në hetim! Ilda Bejleri: Shkova vet në polici, zonja është mirë, por t'i vijnë mendtë!
  • 4 years ago
TIRANË - Moderatorja sportive, Ilda Bejleri është shoqëruar në polici dhe më tej është vënë në hetim në gjendje të lirë për aksidentin e ndodhur gjatë ditës së djeshme pranë urës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku një grua 63-vjeçare e cila po kalonte rrugën teksa semafori ishte i kuq për këmbësorët, mbeti e lënduar. Ilda Bejleri do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?Largimi nga vendi i aksidentit?, siç policia i ka referuar materialet procedurale. Moderatores 33-vjeçare i është sekuestruar edhe makina X5.
Recommended