Banoret denoncojne ndotjen nga fabrika

  • 5 years ago
Dhjetëra banorë të fshatit Shkallnur, banesat e të cilëve ndodhen pranë kësaj fabrike të përpunimit mbetjeve të hidrokarbureve, kërkojnë prej javësh ndërhyrjen e autoriteteve për të ndalur ndotjen, që sipas tyre, shkaktohet nga ky impiant. Ata thonë se tymrat që çlirohen u kanë dhënë shqetësime në shëndet.

Edhe prodhimet bujqësore, sipas tyre, të janë të kontaminuara. Pranë fabrikës, vetëm 100 metra larg në vijë ajrore ndodhen edhe depot e ujit të pijshëm që furnizojnë Durrësin, Golemin dhe Kavajën. I kontaktuar nga banorët, njëri prej inspektorëve të Mjedisit flet për pezullim të aktivitetit, si dhe referim të çështjes në prokurori.

Referuar ankesave të banorëve Televizioni Klan iu drejtua Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Durrës për të mësuar mbi ç?kritere mjedisore e zhvillon aktivitetin kompania, por nuk mori asnjë përgjigje.

Tv Klan

Recommended