Report TV - Gjirokastër, banorët në protestë: Të punohet në infrastrukturë e ujësjellës

  • 8 years ago
Rreth 300 banorë në Golem të Gjirokastrës kanë zhvilluar sot një protestë në qendër të fshatit. Ata kërkojnë nga Bashkia që të ndërhyhet në sistemin e ujësjellësit dhe infrastrukturës rrugore, si dhe në energjinë elektrike, pasi sipas banorëve , prej vitesh mungojnë këto shërbime bazike. Protestës i është bashkuar edhe kryeplaku i fshatit, Alket Strofka i cili theksoi edhe njëherë nevojën për ndërhyrje në ujësjellës. Ai tha se fshati Golem është i shquar për blegtori dhe bujqësi dhe se mungesa e ujit u sjell shumë dëme fermerëve.

Gjithashtu banorët kërkojnë rehabilitimin e rrugës nga fshati Piacri deri në Golem , pasi ky aks është i ngushtë dhe i amortizuar, duke përbërë rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Recommended