Ora News – Pacienti i vë flakën vetes në repartin e dializës, pasi tentoi të digjte pacientin tjetër

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një pacient humbi jetën ndërsa një tjetër u plagos me plagë djegieje në repartin e dializës në Spitalin Amerikan në Tiranë.
Lajmi fillimisht u konfirmua nga burime nga vendi i ngjarjes ku ndodhet gazetarja e Ora News, Manjola Hasa më pas edhe nga burime nga policia dhe nga Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës zoti Shkëlqim Goxhaj
Flakët përfshinë repartin e dializës në Spitalin Amerikan paraditen e sotme, rreth orës 11: 00.
Burime nga policia thotë se viktima është një pacient i identifikuar me inicialet L. C, 41 vjeç i cili dyshohet se i ka vënë flakën vetes
Si ka ndodhur ngjarja sipas burimeve nga vendi i ngjarjes: Dyshohet se flakët kanë qenë të qëllimshme. Dy pacientë janë konfliktuar brenda shërbimit të dializës.
Dyshohet se një nga pacientët ka marrë benzinë për ta hedhur në drejtim të tjetrit dhe ka ndezur zjarrin. Në panik e sipër pacienti i ka vënë flakën vetes ndërsa pacienti tjetër ka marrë plagë djegieje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/flaket-perfshijne-repartin-e-dializes-ne-spitalin-amerikan/

Recommended