U la në burg pasi dyshohet se tentoi të vriste një person në pedonalen e Shkodër, flet avokati

  • 4 years ago
Julian Ballta, avokati i Ension Burakut ka folur jashtë dyerve të Gjykatës. Ai tha se kishin kërkuar që të pandehurit të liheshin në arrest shtëpie, por kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh. Ai tha se ka qenë Mirsad Meta ai që ka qëlluar i pari, ndërsa kundër-përgjigja e Burakut është bërë për vetëmbrojtje. Ai ka deklaruar se klienti i tij ka dyshime se Mirsad Meta është personi që ka vendosur tritolin në banesën e të motrës.

"Gjyakata vendosi arrest me burg për katër personat në kërkim. Kërkesa jonë ka qenë për arrest në shtëpi, kemi ngulur këmbë në qëndrimin tonë, sic pretendon edhe klienti im që ka ardhur në Shkodër për një sqarim. Ension Buraku, ka ardhur për një takim në Shkodër, ato njiheshin me njëri tjetrin nuk kishte qëllim për shkëmbim zjarri apo atentat. Për shkak të konflikteve ka pasur armë me vete, të gjithë kanë deklaruar se Ensioni nuk kishte qëllim për shkëmbim zjarri, Mirsad Meta ka qëlluar në drejtim të Ension Burakut dhe për t'u mbrojtur kanë shkëmbyer zjarr për vetëmbrojtje.

Me sa ka deklaruar personi janë konflikte para 3-4 vitesh, kryesisht hatërmbetje, nuk ka deklaruar se janë konflikte për drogën. Ension Buraku ka dyshime se tritoli është vendosur nga Mirsad Meta por s'ka ende prova të mjaftueshme do jetë drejtësia që do i vërtetojë. Ka pasur konflikte që në shtetin gjerman konflikte fizike jo me armë", tha avokati.

Recommended