Report Tv-Tentoi të vriste për hasmëri, zbulohet autori i atentatit në Kamëz
  • 5 years ago
KAMËZ ? Policia ka zbardhur atentatin me armë zjarri mbrëmë ku mbeti i plagosur Elez Buzhiqa. Autori është Besnik Batushi 47 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa vijojnë kërkimet për prangosjen e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në një lokal në Valias rreth orës 20:00.

Report Tv ka mësuar se në vendin e ngjarjes janë regjistruar 20 të shtëna nga një breshëri arme, por shënjestra fatmirësisht ka shpëtuar. I plagosuri Elez Buzhiqa sipas policisë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Historia e hasmërisë
Ngjarja dyshohet për shkaqe hasmërie, pasi vëllai i të plagosurit Elez Buzhiqa ka vrarë dy persona në Kukës në vitin 2014 dhe ka plagosur një tjetër. Sherri i hershëm mes 2 familjeve nisi për shfrytëzimin e një galerie kromi në Bulqizë.
Recommended