Flet 42-vjecarja qe tentoi te mbyste vajzat

  • 6 years ago
I alkoolizuar, Ardian Gjika ushtronte dhunë mbi të. Këtë të paktën thotë Rudina Kishta në sallën e gjyqit si justifikim për aktin e zjarrëvënies në shtëpinë e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli të Fierit.

Për tentativën e mbytjes se 2 vajzave të saj binjake nga martesa e saj e parë, 42-vjeçarja jep përgjigje të pakuptimtë.

"Janë të miat, hajt shikoni si jetoj unë".

Gjykata e Fierit vendosi ta lërë në burg Kishtën. Ndërkohë, po vlerësohet dhe gjendja e saj mendore pasi nuk ishte hera e parë që ajo tentonte të digjte shtëpinë e Gjikës me të cilin jetonte prej afro 6 muajsh. Gjatë kësaj kohe ata ishin ndarë dhe bashkuar disa herë.

Recommended