Report TV - Rikonstruktohet blloku i banimit te Brryli, Veliaj: Ndërhyjmë në 50 lagje

  • 8 years ago
Blloku i banimit në afërsi të zonës së Brrylit, në Njësinë Administrastive Nr.3, ka marrë një pamje krejt të re. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të infrastrukturës rrugore në këtë bllok pallatesh, duke sjellë një standard të ri në rrugë, trotuare, kanalizime dhe ndriçim. Përfundimi i punimeve është inspektuar nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj , i cili theksoi se edhe pse me fonde të pakta, bashkia po angazhohet për të garantuar standarde më të mira jetese për çdo banor të Tiranës.

?Falenderoj banorët për mirëkuptimin dhe respektin që kanë treguar për punonjësit e Bashkisë, teksa kemi kryer këtë investim. Ju e dini fare mirë që Bashkia nuk është në gjendjen më të mirë financiare, por si çdo familje kandiset me atë që ka, kursen dhe mundohet që me pak investime të kenë duk gjërat në familje. Edhe Tirana është si familja jonë e madhe, pavarësisht vështirësive kemi filluar të ndërhyjmë lagje më lagje?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku veliaj shtoi se është e rëndësishme që çdo qytetar të kontribuojë edhe për mirëmbajten e këtij investimi.

?Ky është një kontribut vetëm i Bashkisë së Tiranës, çka do të thotë që ku ka vullnet, ka një rrugëzgjidhje. Tani është në dorën tonë që t?i mirëmbajmë, të denoncojmë kur dikush dëmton trotuaret, çan asfaltin, kur dikush fillon e ngul kangjella apo saldon shufra hekuri për të na krijuar mure dhe barriera me njëri ? tjetrin?, tha Veliaj.

Ai premtoi që edhe në këtë zonë do të ketë një kënd lojërash për fëmijët.

Recommended