Ekskluzive/ Drejtësia, Kodheli: Jemi maturuar t’i bëjmë gjërat vetë, ndërkombëtarët të mirëpritur

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në një interviste ekskluzive për Ora News, prek disa çështje te rëndësishme si angazhimi i Shqipërisë në NATO, detyrat qe la Samiti i Varshavës për raportet NATO Rusi, por si zyrtare e larte e qeverise dhe e Partisë Socialiste ajo i referohet edhe zhvillimeve te fundit dhe debateve për reformën në drejtësi.
Cili është qëndrimi i ministres Kodheli për këtë reformë, dhe për rolin e ndërkombëtareve?
Intervista e plotë:
Picari: Zonja ministre, çfarë përcolli Samiti i NATO-s dhe cili ishte zëri i Shqipërisë në këtë Samit?
Kodheli: Samiti i Varshavës është mbledhur në një moment shumë delikat me probleme shumë dimensionale për sigurinë mbarëbotërore. Vendimet që morëm ishin shumë të rëndësishme dhe ishte vazhdimi i asaj çka ishte vendosur nga ministeriali i ministrave të Punëve të Jashtme dhe ministerialet e ministrave të Mbrojtjes gjatë këtij viti, plus etiketat që u vunë në Samitin e Uellsit, detyrimet dhe angazhimet e të cilave duhet të zbatoheshin dhe të zbërtheheshin më tutje. U ristrukturua angazhimi i madh i NATO-s në kufijtë lindorë dhe jugor të saj. Jo vetëm kaq!
U diskutuan çështje të sigurisë mbarëbotërore, si një element shumë i rëndësishëm, si një kryefjalë e çdo politikbërësi në të gjitha vendet të cilat jo vetëm ndajnë të njëjtat vlera me Shqipërinë dhe vendet anëtare të NATO-s, por edhe ato që kërkojnë më të mirën. Një ndër problemet madhore ishin marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë. Një ndër problemet madhore ishte jo vetëm mënyra se si qasja e kufijve NATO në raport me agresivitetin e treguar nga Rusia gjatë gjithë këtyre viteve, por edhe mundësia e uljes në tavolinë dhe bisedimit me të dhe gjetja e pikave të përbashkëta. Pika të përbashkëta mund të jenë jo vetëm diskutimet e çështjeve të Ukrainës, por diskutimet për luftën kundër terrorizmit dhe zgjidhja e problemit të refugjatëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/roli-i-te-huajve-per-drejtesine-kodheli-jemi-maturuar-qe-gjerat-ti-bejme-vete/

Recommended