Vëllai i Ziver Veizit: Jemi ngopur me llafe! Mbesa: Besim te drejtësia e re

  • 4 years ago
Hiqmet Veizi, vëllai i Ziver Veizit, njërit prej katër viktimave të 21 Janarit shpreh zhgënjim për faktin që kanë kaluar 9 vite dhe akoma nuk është bërë drejtësi. "Nuk kemi asgjë, jemi ngopur me llafe. Jemi ngopur me drejtësinë, nuk kërkoj më asgjë. Kam 9 vite, jemi ngopur" tha ai. Ndërkohë që mbesa e Ziver Veizit u shpreh se shpresa vdes e fundit dhe kjo shpresë është drejtësia e re. "Kanë kaluar 9 vite, jemi të mërzitur se nuk është zbardhur e vërteta, shpresa vdes e fundit, kemi besim te drejtësia e re dhe që vrasësi i xhaxhait do të identifikohet" deklaroi ajo pas vendosjes së luleve mbi varrin e tij në përkujtim të 9 viteve.

Recommended