Dyshohet se u vra në Holandë, familja e Latos hap dyert e mortit, vëllai: S'jemi 100% të sigurt

  • 5 years ago
Familja e Festim Latos, të vetë-shpallurit President i Republikës së Çamërisë, ka hapur dyert e mortit. Lato dyshohet se u vra në Holandë dhe kanë qenë pikërisht familjarët e tij që kanë dhënë këtë lajm.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili bën të ditur se personat e parë kanë nisur të mbërrijnë në shtëpi për ngushëllim, e ndërsa vëllai i madh i kësaj familjeje, Xhemil Lato tregon se ende nuk e kanë konfirmuar 100% se vëllai i tyre është vrarë, por janë duke pritur përgjigjet e ADN-së. Gjithashtu, referuar dëshmisë së një nga vëllezërve, bëhet e ditur se nuk janë lejuar që të shkojnë në mort tre fëmijët e Latos për të bërë verifikimin e kufomës, e ndërsa vihet re se pranë banesës 3-katëshe dhe në lagjen e tij nuk është vendosur lajmërimi i nekrologjisë.

Vdekja e e Latos është rrethuar me mister. Familjarët shprehen se janë kontaktuar nga policia e Holandës, ku janë informuar mbi vdekjen e tij, por pyetur nga Shqiptarja.com, Ambasada Shqiptare në Holandë nuk konfirmon, po as e mohon një lajm të tillë.

"Jemi të paqartë për atë që ka ndodhur. Informacioni nga autoritete holandeze është katotik. Po presim verifikime të mëtejshme", shprehet Ambasada Shqiptare në Holandë.

Referuar një shkrimi të bërë në mediat holandeze, ai u gjet i vdekur të shtunën pasdite përgjatë Nieuëe Ubbergseweg. Sipas saj, pas Latos ishin vënë pas një numër kreditorësh, pasi bashkëpunonte me biznese që nuk paguanin TVSH. Në artikullin e medias holandeze thuhet gjithashtu se Lato kishte borxhe me kompani dhe individë që shkonin deri në miliona euro, ç'ka mund të jetë bërë shkak për vrasjen e tij.

Recommended