Ora News - Jeta e prerë në mes e Marjusit, gjyshërit në Shijak hapin dyert e mortit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dyert e mortit jane hapur në familjen Marku ne Shijak nga gjysherit e Marjusit 22 vjecar viktimë e tragjedisë se Xhenovas.

Fatbardh Marku, kushëri i nënës së Marjusit tha se djali bashkë me familjen e tij kishin qenë me pushime në Shqipëri, dhe vetëm para tri ditësh kishin lënë Shijakun duke lënë pikëllim e dhimbje tek të afërmit.

Po ashtu i afërmi tregon me dhimbjes gjestin e fundit që Marjusi kishte bërë para se të ikte drejt vendit ku prindërit kishin emigruar, ndërsa i kishte puthur duart edhe gjyshit.

Nena dhe babai i Marjusit janë sipërmarrës. Ai po shkonte më punë bashkë me shokun nga Shkodra kur ndodhi ngjarja. Fati është treguar shumë mizor. 3 dite kishin si familje qe ishin larguar nga Shijaku, se ishin me pushime. Para se te ikte i puthi duart gjyshit. Ai u largua me prindërit nga Vlora drejt Italisë.

Prindërit qëndruan 8 vite pa ardhur ne Shqiperi se nuk kishin dokumente. Marjusi sapo kishte mbaruar shkollën dhe punonte ne biznesin e familjes, tha Marku.

Kujtojmë se Marjusi udhëtonte në një automjet bashkë me shokun e tij Admir Bokrina, ndërsa të dy humbën jetën pas shembjes së urës Morandi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/jeta-e-prere-ne-mes-e-marjusit-gjysherit-ne-shijak-hapin-dyert-e-mortit

Recommended