Ora News –Mes dijes dhe bukës së gojës, Dije Çela: Rinohem kur kap Kuranin me dorë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kjo e moshuar është një zonjë që sfidon tempetaurat e larta të fundqershorit për të fituar ato pak të ardhura nga shitja e barishteve, dhe disa bimeve mjekësore ne ane te rruges plot zhurme dhe pluhur. E ndersa pret qe dikush te ndaloje prane saj per te blere dicka në duart plot rrudha të thella e te ashpra nga puna fizike, mban nje liber ku ka paqtuar veshtrimin mes rreshtave te tij. Ai eshte libri i Zotit per nenen qe ne ne kete muaj ramazani po kren edhe sakrificen e agjerimit.
Dije Çela: Feja islame këto ka. Unë po lexoj Kuran, jo libra të thjeshta. Unë gjatë muajit të Ramazanit vazhdimisht lexoj Kuran. Sikur rinohem kur kap Kuranin me dorë.
Ajo lexon, e ulur mbi nje stol ajo sfidon frikën e një aksioni të mundeshem te atuoriteteve për ta larguar nga ky cep trotuari si një tregëtare ambulante.
Dije Çela: Njerëzit nuk kanë lekë. Këto që i kam këtu i kam tek kopshti
Quhet Dije Çela, udhëton cdo ditë nga Lundra, një zonë disa kilometra larg Tiranës. Largohet nga tregu rreth orës 13.00, kur vapa është e padurueshme dhe blerësit shmangin pikun për t?u mbyllur në shtëpi. Nëse ka qënë një ditë e sukseshme, ato para i çon në banesën e saj, në familjen e madhe me 6 fëmijë, nëse jo është ditë humbje, barishtet e mbetura nuk mund të tregëtohen të thara të nesërmen.
Dije Çela: Unë jetoj në Lundër, por jam elbasanëse
Familja e vajzësirë së saj nuk ishte praktikane e besimit islam, as ajo vetë. Por, martesa me një mysliman, e udhëzoi drejt rrugës së besimit. Kjo është arsyeja se 61 vjecarja lexon Kuranin. Nënë Dija thotë se leximi i librit të shenjtë qetëson shpritrat në një kohë lutjes e agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mes-dijes-dhe-bukes-se-gojes-dije-cela-rinohem-kur-kap-kuranin-me-dore/

Recommended