Ora News – Basha: Rama iu shmang 10 herë përgjigjes për rekomandimin 88

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fill pas konferencës së kryeministrit Edi Rama, reagoi kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili e nisi fjalën e tij me një analogji të akuzave të opozita për disa prej ministrave dhe zyrtarëve të qeverisë, për të shkuar më pas tek drejtësia.
Basha: Edi Ramës i pëlqejnë fjalët e mëdha dhe shprehjet bombastike. Tha gjithçka dhe nuk iu përgjigj një pyetje kryesore. I pëlqejnë metaforat, por në fakt ajo që i mbetet njeriut, jo vetëm në politikë, nuk janë fjalët, janë veprat.
Çfarë i ofroi Shqipërinë në këto tre vite kjo mazhorancë në muzgun e saj, me eksod masiv, me krimin në fron, në Parlament, në Bashki. Modeli i Ramës në bashki është Enver Rroshi, i hetuar jo vetëm për përdhunim, por edhe drogë i hetuar nga DEA amerikane. Modeli i Edi Ramë për doganat. Elisa Spiropali. 5 mln euro pasuri. 400 milionë u kanë vjedhur shqiptarëve vetëm vitin e kaluar. Modeli i Edi Ramës është Ilir Beqaj, 350 mln euro koncesion të ndara me miq, spitale pa ilaçe të katandisura si në mesjetë. Për ekonominë, modeli është Beni i charterave. Do të japi Skavicën. Bën pazare me pasuritë publike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-e-basha-konferenca-te-njepasnjeshme-shtypi-per-reformen-ne-drejtesi/

Recommended