Ora News-Basha për reformën zgjedhore: Jemi në pritje të përgjigjes së Ramës, por s'do presim pafund
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
I sapo kthyer nga Italia, shefi i opozitës, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët tha se 2020 është një vit i i rëndësishëm për Shqipërinë sa i takon procesit të integrimit.

Në këtë drejtim, Basha tha se prioritet numër një është realizimi i reformës zgjedhore që do ti hapte rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe atyre vendore në një ditë.

Basha: Dje drejtuesit më të lartë europianë kanë shprehur dhe njëherë vullnetin e tyre për të hapur negociatat. Nuk duhet ta humbim këtë shans të madh për ti ardhur në ndihmë ekonomisë së shkatërruar. Është vit shumë i rëndësishëm. Prioriteti numër një është miratimi i reformës zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në një ditë me zgjedhjet vendore me standarde, me garanci për votën e lirë.

Basha deklaroi se opozita ka bërë propozimet e veta për këtë reformë dhe në është në pritje të PS-së.

Por ai shtoi se pritja nuk do të vazhdojë pa fund.

Basha: Kemi paraqitur propozimet tona. Që nga shtatori opozita i prin këtij procesi. Jemi ne në pritje të qëndrimit të PS dhe Edi Ramës, pro apo kundër. Pritja nuk mund të vazhdojë pa fund. Do marrim çdo vendim dhe veprim të domosdoshëm për të mos e lënë Shqipërinë pa reformë zgjedhore dhe pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Zërave të shtuar dukshëm kohët e fundit për një marrëveshje të mundshme me Ramën, Basha u rezervoi këtë përgjigje:

Basha: Ky nuk mund të jetë proces tavolinash të mbyllura dhe dhomash të errëta.Duhet të jetë proces gjithëpërfshirës, propozimet tona janë të qarta. Asgjë nuk ka ndryshuar. Prevalon vullneti politik.

Një koment edhe për debatin mbi ndryshimin e sistemit.

Basha: Sa kohë zbulohen kriminelë në Kuvend dhe Bashki, në institucione dhe ai vazhdon të kruajë mjekrën sikur nuk ka ndodhur asgjë harrojeni që këtu do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë sistem nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme po nuk e ndamë politikën nga krimi dhe nuk ndëshkojmë krimin elektoral.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/basha-reformen-zgjedhore-jemi-ne-pritje-te-pergjigjes-se-rames-por-sdo-presim-pafund

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended