Ora News – Tirana zyrtare: Çështja çame, thelbësore. Sjella e tifozëve, shembullore

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Jashtme ka reaguar ndaj qëndrimit të palës greke për çështjen çame dhe për banerin që u shfaq gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër.
Sipas zëdhënësit të këtij dikasteri, Glevin Dervishi, çështja çame është thelbësore në marrëdhëniet dy palëshe dhe për të drejtat e njeriut dhe duhet të trajtohet me realizëm nga të dyja vendet.
Ministria e Punëve të Jashtme thekson se sjellja e tifozëve shqiptarë në ndeshjen Shqipëri-Zvicër u vlerësua nga mediat ndërkombëtare.
Dervishi: Shpreh keqardhjen që në vend të fokusit në fushën e blertë dhe magjinën e futbollit, ata janë fokusuar në detin e tifozëve kuq e zi dje në stadium, sjellja e të cilëve është evidentuar si tepër korrekte dhe tepër e shkëlqyer dhe nga mediat franceze dhe ato ndërkombëtare. Ndërsa sa i takon deklaratave të Ministrisë së Jashtme të Greqisë për çështjen çame, më vjen keq të them por ne nuk ndajmë shqetësimin e tyre irracional nga fjala Çamëri. Çështja çame është një çështje thelbësore e raporteve dypalëshe dhe thelbësore për të drejtat e njeriut, madje trajtimi i saj me realizëm dhe diskutimi i thellë për të do të ishte dëshmi maturie e marrëdhënieve tona dhe e respektit të ndërsjelltë.
Pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, Ministria e Jashtme greke reagoi për banerin që u shfaq në stadium.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirana-zyrtare-ceshtja-came-thelbesore-sjella-e-tifozeve-shembullore/

Recommended