Ora News – "Pezullimi i Cakos", Tahiri në sulm: Fronti i së keqes kundër reformës në drejtësi

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të dytën ditë radhazi dhe për herë të katërt para medias, ministri i Brendshëm ka sulmuar Gjykatën e Tiranës dhe presidentin si kreun e KLD, për përzgjedhjen pa short të gjyqtarit Arjan Aliaj, i cili pezulloi kreun e Policisë së Shtetit
Tahiri: Gjykata ka dhënë një vendim haptazi të parregullt dhe joligjor. Pyes presidentin, pse u përzgjodh Arian Aliaj, i cili është shkarkuar nga detyra pasi ka lejuar lirimin nga burgu të një personi të dënuar me 14 vjet për dhunë seksuale me të mitur? Për cilën arsye u përzgjodh Aliaj, që ka dhënë dhe 4 vendime të tjera për të dënuar që kanë kryer vepra të rënda penale si vjedhje me armë e me dhunë? Përse u përzgjodh ky gjyqtar?
Tahiri ka akuzuar segmente te gjykatës dhe prokurorisë të cilët sipas tij janë bërë pjesë e frontit i së keqes, që nuk duan reformën në drejtësi.
Ndërkohë prokuroria vijon hetimet ne lidhje me përgjimet dhe përfshirjen e të tjerë zyrtarëve në këtë skandal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-nishanit-sa-kohe-merresh-me-lodrat-e-kalamajve-fol-per-gjyqtarin-aliaj/

Recommended