Gjenden eshtrat e Beqir Ballukut, Petrit Dumes e Hito Çakos - (22 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Gjenden pas çerek shekulli zhdukje, eshtrat e tre prej drejtuesve më të larët të shtetit komunist. Beqir Balluku ish-ministri i Mbrojtjes, Petrit Dume ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe Hito Çako një prej ushtarakëve më madhorë të Enver Hoxhës, janë gjetur në një gropë pa emër në Vranisht të Vlorës.

?Procedurat për këtë problem kanë qenë të masave të mëdha. Fillimisht filluam këtu në Tiranë, sepse menduam se këtu duhet të ishte dhe kemi marrë dhe para tre vjetëve, një ndërmarrje të madhe për këtë problem dhe jemi ndihmuar shumë nga ish-Ministri i Mbrojtjes zoti Teta, të cilin kam rastin sot ta falënderoj. Doli pa sukses në Tiranë dhe nuk mendonim që të ishin aq larg sa u gjetën në rastin konkret?.

Gazetarja:- Ku i gjetët dhe si arritët deri në vendin e gjetjes?

?Ne i gjetëm në datën 18 Korrik, në fshatin Vranisht të rrethit të Vlorës. Natyrisht që të nisesh në një vend aq larg Tiranës, pika e referimit ishte këtu. Burimin pas shumë përpjekjesh arritëm që ta marrim nga një ish-punonjës i sigurimit në atë kohë?.

Lajmin jua kanë konfirmuar familjarëve, zyrtarisht edhe ekspertët e kriminalistikës, pranë Ministrisë së Rendit. Kanë qenë kërkimet disa vjeçare të familjarëve që kanë arritur më në fund të zbulojnë jo vetëm eshtrat e tyre por kanë ndriçuar edhe një nga ekzekutimet më të bujshme komuniste.

?Të gjithë atë procedurë atje e pashë me vëmendje të madhe dhe konstatuam, që ishte bërë vetëm me një goditje. Sipas të dhënave tona ekzekutimi është bërë në Tiranë dhe më pas janë dërguar në Vranisht të Vlorës?.

Ndërkohë tre familjet po përgatiten për ceremonitë e varrimit të eshtrave të tre njerëzve të tyre. Në të njëjtën mënyrë janë gjetur vite më parë eshtrat e mjaft të ekzekutuarve të tjerë politik të regjimit të shkuar. Në vitin 1995 në malin e Dajtit janë gjetur eshtrat e Kadri Hasbiut. Pas gjetjes së skeleteve të Ballukut, Dumes dhe Çakos, enigmë mbetet zhdukja e eshtrave të ish-kryeministrit Mehmet Shehu./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended