Pagëzimi i djalit të Pirro Çakos e Inva Mulës - (22 Maj 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ky është Antoni djali 3-vjeçar i dy artistëve shqiptarë të njohur Pirro Çako dhe Inva Mula, sopranoja jonë e njohur në botë. Ai dje është pagëzuar në Kishën Ortodokse Autoqeale të Tiranës me emrin Aleksandër. Në ceremoninë kishtare të pagëzimit emocionet kanë qenë të papërshkrueshme. Kjo ceremoni për prindërit e këtij vogëlushi zhvillohej në atdhe, nga i cili ata janë larguar prej kohësh.

Një mbrëmje e këndshme me tradita shqiptare është zhvilluar në hotel Dajti. Ky djalosh përveç gjyshërve të tij, çifti Luiza e Gaqo Çako dhe Nina e Avni Mula, ka mbledhur dje elitën e artit shqiptarë. Të pranishmit e kësaj mbrëmje ishin shkrimtari i njohur Ismail Kadare, Artisti i Popullit kompozitori Tish Daia, saksofonisti i njohur Osman Mula, si edhe shumë të tjerë.

Valle popullore tradicionale, këngë të kënduara nga Luiza e Gaqo Çako. Kështu ka kaluar mbrëmja e djeshme që për elitën shqiptare të muzikës, artit e letrave, ka qenë ceremonia më e bukur e këtyre viteve./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended