Ora News – SHBA, Meta i pranishëm në forumin e Komitetit Hebraik Amerikan

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është rikthyer në Uashington, në vizitën e tretë brenda pak kohësh në SHBA, këtë i ftuar nga Komiteti Hebraik Amerikan, në një forum për marrëdhëniet mes popullit shqiptar dhe popullit hebre.
Kryeparlamentarti tha se raportet janë shumë të rëndësishme për të dy vendet, ndaj po punohet për intensifikimin e tyre konkret, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve izraelite në Shqipëri.
Meta: Gjatë vizitës së tij në Tiranë, miku im i dashur Juli Edelstein, Presidenti i Knesset, Parlamentit të Izraelit, evidentoi pikërisht këtë rol të veçantë që kishin luajtur shqiptarët gjatë luftës, duke bërë që Shqipëria të ishte i vetmi vend që nuk dorëzoi asnjë hebre gjatë luftës. Parimi i ?Besës? është po aq i vjetër sa vetë populli ynë dhe historia e tij.
Historia nuk ka qenë dashamirëse për asnjërin prej popujve tanë, por përmes vështirësive,ne kemi mësuar të bëhemi edhe më të forte.
Numri 1 i kuvendit, u ndal edhe në domosdoshmërinë e bashkëpunimit të të gjitha vendeve në betejën me terrorizmin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-ne-forumin-global-mbeshtesim-politiken-e-dy-shteteve-izrael-palestine/

Recommended