Ora News – Meta në Forumin Global të Bakusë: Kërcënime terroriste po përhapen me shpejtësi

  • 5 years ago
#oranews #ilirmeta
Presidenti Ilir Meta ka shprehur domosdoshmërinë e ndërlidhjes së rajoneve, në kushtet kur sipas tij bota sot po përballet me sifda të panjohura më parë.

I ftuar në Forumin e 7-të Global të Bakusë, me temë: ?Një Politikë e Jashtme e Re?, kreu i shtetit shqiptar tha se kërcënimet terroriste, ndryshimet klimatike dhe faktorë të tjerë po cënojnë jo pak paqen në arenën ndërkombëtare.

Meta: Kërcënime të reja nga terrorizmi ndërkombëtar po përhapen me të njëjtën shpejtësi si revolucioni teknologjik dhe siguria kibernetike po bëhet një sfidë e madhe për shoqëritë dhe vlerat tona. Në rrethana të tilla, duhet të përpiqemi shumë për të ndërlidhur vendet dhe rajonet tona në mënyrë që të tejkalohen me sukses këto sfida si dhe të rriten aftësitë tona të sigurisë e të përmirësojmë lidhjen tonë energjetike dhe infrastrukturore.

Duke folur për sfidat e Ballkanit Perëndimor, Meta vuri theksin tek domosdoshmëria e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa evidentoi edhe përparimet e Shqipërisë drejt BE.

Meta: Inkurajojmë fort që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të ecë përpara për të arritur një marrëveshje që do të normalizonte përfundimisht marrëdhëniet midis dy shteteve dhe do të çonte në njohjen e përbashkët.

Në këtë forum marrin pjesë krerë shtetesh dhe qeverish të vendeve të ndryshme.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-ne-forumin-global-te-bakuse-kercenime-terroriste-po-perhapen-me-shpejtesi
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended