Ora News – Punonjësit e Qendrës së Zhvillimit Social: Pamjet të manipuluara qëllimisht

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Qendrën e Zhvillimit Social në Shkodër, pavarësisht arrestimit të Drejtores dhe infermieres për ?Shpërdorim detyre?, personat që trajtohen aty dhe stafi e kanë një ditë si gjithë të tjerat, ndonëse momentet e vështira janë të pashmangshme.
Vera Macurreli një nga punonjëset e Qendrës, i cilëson pamjet e shfaqura në emisionin investigativ ?Stop? si të pavërteta dhe të manipuluara qëllimisht.
Vera Macurreli: Kam mbetur e shokuar, nuk ekzistojnë ambjente që të ketë lidhje prangash, hekurash, nuk ekzistojnë. Unë habitem, kryetarja e Bashkisë tha se përgjegjësi i sektorit që ka qenë këtu ka dhënë këto pamje. Ai ka qenë përgjegjësi kryesor që është dashur të marrë masa për këto nëse ka ndodhur. Përderisa ne nuk kemi parë ndonjëherë që është ushtruar dhunë në këtë vend, është e patolerueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/punonjesit-e-qendres-sociale-te-shokuar-nga-akuzat-te-verifikohen-pamjet/

Recommended