Falsifikuan pronën në Karaburun, ndalohen edhe dy zyrtarë të tjerë e “përfituesi” i truallit
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre persona të tjerë janë ndaluar në vijim të operacionit të sekuestros së 220 ha truall në gadishullin e Karaburunit. Prokuroria e Vlorës njofton ndalimin e Blerina Dhramit, ish nëpunëse në zyrën e hipotekës Vlorë, aktualisht në funksionin e avokates, Rajmond Mezit, personi ne emer te te cilit eshte regjistruar prona në Shën Vasil, Donika Besimaj, me detyre pergjegjese e arshives prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore.
Të tre këta persona akuzohen për falsifikim të dokumentave të pronësisë në bashkëpunim dhe shpërdorim detyre. Prokuroria e Vlorës nisi hetimin disa muaj më parë bazuar në kallëzimet e dy qytetarëve, që pretendojnë pronësinë në një pjesë të hapësirës 220 ha të sekuestruar me vlerë 100 milionë euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/falsifikuan-pronen-ne-karaburun-ndalohen-dy-zyrtare-dhe-perfituesi-i-truallit/
Recommended