Meta padit ministren dhe dy zyrtare te tjere te Drejtesise
  • 4 years ago
Pas dorëzimit në SPAK të kallëzimit penal për Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe dy zyrtarë të lartë të këtij institucioni, Ilir Meta në një deklaratë për mediat u shpreh se zgjodhi vetë që ta dorëzonte padinë, pasi kjo është një ndër format e mbrojtjes së Kushtetutës.

Ai tha se Gjonaj së bashku me dy funksionarët e lartë të Ministrisë së Drejtësisë, kanë kryer një akt që e cilësoi mafioz, duke tentuar një grusht shteti dhe duke rrëmbyer përmes falsifikimit një kompetencë që i takon vetëm Presidentit.

?Nuk ka ndodhur ngjarje më e rëndë në historinë e shtetit tonë, sesa ky akt mafioz ku së fundmi në bazë të provave, rezulton e përfshirë celula e strukturuar në krye të ministrisë së Drejtësisë, që përmes shkeljes së kushtetutës dhe falsifikimet të mirëprovuar ka tentuar një grusht shteti duke rrëmbyer një kompetencë që Kushtetuta ia jep presidentit me qëllim garantimin e një Gjykate Kushtetuese?.

A është një akt i paprecedentë thirrja për protestë në datën 2 Mars?

Interesimit të gazetarëve për këtë pyetje, ai iu përgjigj duke thënë: A ka ndonjë republikë në botë, të një vendi anëtarë të KE, që synon të çelë negociatat, ku në mënyrën më mafioze që i rrëmbehet Kushtetuta?

Më tej, ai e ka cilësuar Partinë Socialiste si ?murtajë?, ndërsa tha se ajo është rreziku më i madh.

?Kam dalë në sheshin e betejës së vërtetë për çdo shqiptar që dëshiron të jetojë në demokraci dhe ku ligji është i barabartë për të gjithë. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës që të shkelet Kushtetuta në këtë mënyrë, nuk ka asnjë shtet që ngel 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese, që të ndodhin zgjedhje lokale në kundërshtim me Kushtetutën?. Nuk ka ndodhur një grusht shteti. Të gjithë i pres në 2 Mars kundër murtajës?? /tvklan.al
Recommended