Ora News – Manjani për “WienerZeitung”: Jemi të lumtur me mbështetjen e Austrisë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një intervistë për gazetën austriake ?WienerZeitung? ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shpreson për një fillim të shpejtë të bisedimeve të aderimit në BE . Ai shprehet optimist në miratimin brenda këtij viti të reformës në drejtësi, ndërsa në lidhje me ndryshimet kushtetuese Manjani nenvizon se në Parlament mund të sigurohet shumica e mjaftueshme për të ndryshuar Kushtetutën.
?Pasi të kemi bërë ndryshimet kushtetuese, ne shpresojmë që Komisioni Europian të bindet dhe të rekomandojë fillimet e bisedimeve të aderimit në BE këtë vit. Vendet anëtare do kërkojnë kohë për miratimin e rekomandimit. Ne e dimë që në Gjermani ose Holandë ka skepticizëm. Po ashtu është e mundshme edhe një shtyrje për shkak të zgjedhjeve, ose rezervave të tjera. Gjithmonë ka një ?Por? dhe për këtë ne jemi të ndërgjegjshëm. E rendesishme është që kemi vende si Austria që na përkrahin gjithmonë, dhe për këtë u jemi mirënjohës?
I pyetur se sa gjyqtarë janë të korruptuar, ai thotë se mund ti nxjerrë me lehtësi emra te disa prej tyre ndersa pohon se ata kane krijuar nje sistem të mbyllur që mbrojne njeri- tjeterin.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/manjani-per-wienerzeitung-jemi-te-lumtur-me-mbeshtetjen-e-austrise/

Recommended