Report TV - Dekriminalizimi, Këshilltarët që ndryshuan emrat, dy kategoritë

  • 8 years ago
Dy janë kategoritë e anëtarëve të këshillave bashkiake, të cilët kanë ndryshuar gjeneralitetet ndër vite. Në kategorinë e parë përfshihen këshilltarët, të cilët janë përfshirë në veprimtari të paligjshme, ndërsa rezultojnë të dënuar me vendim gjykate, për konsumimin e veprave të ndryshme penale. Këshilltarët në fjalë kanë ndryshuar emrat dhe mbiemrat, me sa duket, për të fshehur të kaluarën e tyre. Ndërsa në kategorinë e dytë përfshihen këshilltarët të cilët kanë ndryshuar gjeneralitetet, për arsye estetike dhe rrethana, të cilat nuk lidhem me të kaluarën e tyre. Në kategorinë e dytë përfshihet anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Sezai Rokaj, Ardit Çela apo Ferdinand Shehu. Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Sezai Rokaj rezulton se ka ndryshuar gjeneralitetet. Referuar formularit të vetëdeklarimit, Rokaj deklaron se emri i tij i parë është Shezai Rrokaj.

Recommended