Report Tv-Zbulohen emrat e dy turqve që sollën heroinën në Has

  • 6 years ago
TIRANE-REPORT TV ka zbuluar emrat e dy turqve në kërkim që ishin pjesë e laboratorit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit. Ata janë Nejdet Cesuroglu dhe Iskender Sale. Njëri nga dy turqit, sipas të dhënave nga sistemi TIMS ka ikur nga Shqipëria 15 ditë para operacionit, ndërsa tjetri disa ditë më herët. Turqit kishin rolin kryesor për heroinën, pasi e sillnin nga Afganistani, ndërsa më pas përpunohej në Has për t?u trafikuar në vendet e BE-së.

Ndërkohë që përsa i përket bosit të laboratorit, Admir Hoxha që është në kërkim, ai mësohet se është arratisur nga Shqipëria 9 ditë para se policia të finalizonte operacionin. Hoxha pronar i hotelit luksoz ?Ador? në Rinas, ka dalë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, ndërsa më pas ka udhëtuar drejt Maqedonisë, por nuk dihet destinacioni final.

Recommended