Asambleja e NATO-s, Meta: Sfidat që përballemi na kujtojnë përgjegjësitë që kemi

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Kuvendit Ilir Meta priti sot përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, re cila po zhvillon punimet në Tiranë. Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, Meta vlerësoi rolin e NATO, duke theksuar se sfidat me të cilat përballemi kujtojnë përgjegjegjësitë ne secili vend ka. Ai tha se NATO-n e shoh si zëdhënese të paqes dhe stabilitetit.
Ilir Meta: Shqipëria ishte vendi më i izoluar, siç është sot Korejha e Veriut, ishim kaq të indoktrinuar. 25 vite më parë, NATO ndërhyri në Shqipëri dhe historia ka ndryshuar për të dyja palët.
Sot kemi diskutuar për eksperiencat dypalëshe. Sot jam kranar për vendin tim. Sot nuk do të isha këtu pa ju. Ne kemi diskutuar me NATO-n për të gjitha strategjitë. Sfidat me të cilat ne përballemi na kujton përgjegjësitë që kemi. Këtë organizatë ne e shohim si zëdhënese të paqes dhe stabilitetit. Vendet tona kanë nevojë për siguri më të organizuar dhe më të mirë.
Kjo aleancë është një nder i madh për ne. Shqipëria ka demosntruar që jeton në paqe dhe është faktor paqe dhe stabiliteti. vendimi për të ftuar Malin e Zi në organizatën e NATO-s është një nga simbtomat e këtij bashkëpunimi.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/asambleja-e-nato-s-meta-sfidat-qe-perballemi-na-kujtojne-pergjegjesite-qe-kemi/

Recommended