Ora News - Meta: Shpresojmë që kombëtarja e re të ketë frymën që pamë në Evropian

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës z Ilir Meta foli ekskluzivisht për Ora News, nga "Elbasan Arena", pas fitores 1-0 te kombetres shqiptare perballe skuadres perfaqesuese te Izraelit.

Ilir Meta: "Shumë premtuese po të kemi në konsideratë që kombëtarja ka qenë në një moment tranzicioni dhe shpresojmë që kjo nisje e mbarë të vazhdojë edhe në të ardhmen pas të gjithë dëshirojmë që jehoha e kampionatit evropian edhe në të ardhmen. Pjesa e parë ishte delikate por pjesa e dytë, edhe me ndërrimet që u bënë sidmos me futjen e Bales presioni kaloi kundër ekipit rival dhe ra rezultat të shkëlqyer, pasi edhe ekipi i Izraelit ishte i mirë."

Gazetari: Ky ekip shpreson me këta emra të rinj që kanë ardhur ndërthurur me eksperiencën për një të ardhme për të përsëritur historinë?

Ilir Meta: "Si tifoz mund të them që të gjithë dëshirojmë dhe shpresojmë që lojtarët e rinj të rriten gjithnjë e më shumë siç ishte rasti i lojtarit të ri Binaku që bëri figurë të mirë, por edhe portieri Strakosha që ishte shumë deciziv sidomos në pjesën e parë. Shpresojmë që ekipi të gërshetohet dhe të kemi përsëri atë fuqi të frymës së ekipit që e kemi parë edhe në Evropian. Natyrisht do kërkojë kohën e saj por kjo fitore jep një frymëmarrje për të riparuar edhe ato vështirësitë që ende janë të pranishme"

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-shpresojme-qe-kombetarja-e-re-te-kete-frymen-qe-pame-ne-evropian

Recommended