Juristi i burgut të Shënkollit lihet prapa hekurave, la të lirë të burgosurin kosovar- Ora News
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg juristin e burgut të Shënkollit Dejvis Alihoxha i cili u arrestua tre ditë më parë, pas lirimit nga ky burg të shumëkërkuarit nga Kosova Shaik Zhukaj.
Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë organi i akuzës ka kërkuar që juristi të qëndrojë në burg, pasi ka prova të mjaftueshme se ai ka shpërdoruar detyrën.
Sipas prokurorisë ka prova të mjaftueshme që ngarkojnë Alihoxhen të përfshirë në këtë skandal, pasi dokumentacioni pë lirimin e Zhukajt është përgatitur nga juristi.Në bazë të provave të paraqitura nga Prokuroria e Lezhës gjykata vendosi masën arrest me burg për për Alihoxhen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/juristi-i-burgut-te-shenkollit-lihet-prapa-hekurave-la-te-lire-te-burgosurin-kosovar/
Recommended