Zonat e mbrojtura, në Shqipëri 40.000 ha kanë status të veçantë- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

16% e territorit të vendit ose e thënë ndryshe 400.000 ha janë zona të mbrojtura, të rregulluara me një ligj të vençantë, për shkak të resureve të rëndësishme natyrore. Për ekspertët kjo është një hapësirë e konsiderushme për zhvillimin e turizimit që do të gjeneronte të ardhura për ekonominë, por këto zona janë keqmenaxhuar, të shpyllëzuara, më mungesë infrastrukturore dhe informacioni për tursitët. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është në fazën e përfundimit të draftit me qëllim menaxhimin e tyre; projektigji përmban 3 shtylla kryesore:
Zamir Dedej, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura: E para do të jetë mirëmenaxhimi duke kaluar planet e menaxhimit që do ta aprovohen në Këshillin Kombëtar të Territorit. E dyta do të jetë menaxhimi financiar. Ne do të kërkojmë që të gjithë bizneset që zhvillohen brenda zonave të mbrojtura të kontribuojnë me tarifa lehtësuese për mirëmenaxhimin e tyre. Dhe e treta është të forcojmë rolin e rojeve mjedisore në ndalimin e aktiviteteve të paligjshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zonat-e-mbrojtura-ne-shqiperi-40-000-ha-kane-status-te-vecante/

Recommended