Sejko: Rishikohet rritja ekonomike nga 3,4% në 3%- Ora News- Lajmi i fundit-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka e Shqipërisë ka rishikuar në ulje rritjen ekonomike për vitin 2016. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se për vitin 2016 rritja ekonomike është ulur nga 3,4% në 3%.Parashikimi i Bankës Qendrore është më konservator krahasuar me pritshëmritë e qeverisë dhe FMN-së të cilat presin një rritje ekonomike prej 3.4%.
Sajko: Duke qenë që ne si Bankë Qendrore kemi qenë gjithmonë konservatorë në analizat tona, në drejtim të rritjes ekonomike. Kemi bërë një parashikim të korrektuar, të rishikuar, i cili ka qenë në nivelin e 3%. Pra parashikojmë një rritje ekonomike në nivelin prej 3% për vitin 2016. Sigurisht që parashikimi është parashikim dhe ne vazhdojmë në mënyrë konstante të analizojmë treguesit, muaji pas muaji dhe 3-mujor pas 3-mujori.
Ndërkohë për të nxitur kreditimin Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka ulur përsëri normën bazë të interest me 0.25 % duke u shënuar si ulja e 16 që prej 2011. Sejko pranoi se kreditimi i dobët lidhet edhe me klimën ekonomike dhe gjendjen e biznesit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/sejko-rishikohet-rritja-ekonomike-nga-34-ne-3/