“Mos vononi më”, Bushati: Të miratojmë reformën në drejtësi, duhet për negociatat- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, apelon që të mos humbet më asnjë minutë kohë me reformën në drejtësi, pasi çdo ditë vonesë dëmton aspiratën e Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Gjatë një interviste për median gjermane DW, Bushati tha se çdo ditë që kalon pa miratuar refomën është vonë dhe ftoi PD që të bëhet bashkë me shumicën e të miratojë reformën.
Çdo ditë që kalon pa u miratuar reforma në drejtësi, është vonë për aspiratën integruese te Shqiëprisë në BE.
Është ky shqetësimi që artikulohet me thirrjen për ta miratuar sa më parë në Parlament reformën nga Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili gjatë ditëve të fundit ka zhilluar një seri takimesh të nivelit të lartë, që i përmbylli në Gjermani me homologun Steinmener.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-bushati-cdo-dite-qe-kalon-ne-kete-proces-eshte-vone/

Recommended