PD denoncon korrupsionin, Shehu: Në 2015, 79 herë më i lartë se në vitin 2010- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike përmes deputetit, Sherefedin Shehu, thekson se raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon përmasat e rrezikshme të korrupsionit dhe grabitjes qeveritare gjatë viteve të fundit. Sipas tyre në vitin 2015, korrupsioni ka kapura shifra rekord dhe këtu peshën më të madhe e mban afera CEZ.
Siç paralajmëroi një ditë më parë kryetari, Lulzim Basha, kur bëri një skaner të përgjithshëm të korrupsionit, Partia Demokratike ka vijuar denoncimin në detaj të aferave të pretenduara të Qeverisë.
Deputeti, Sherefedin Shehu, iu referohet raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilat sipas tij faktojnë se vjedhjet dhe abuzimet në vitin 2015 ishin 79 herë më të larta se në vitin 2010.
Shehu: Në këtë vit, ka një peshë të madhe afera e Qeverisë me CEZ, por edhe po të zbresim efektin e kësaj afere vjedhjet dhe abuzimet janë përkatësisht 4 dhe 37 herë më të larta se ne 2013.
Shehu thotë se premisat për shtimin e abuzimeve të Qeverisë në vitin 2016, janë të mëdha dhe për këtë ai rendit arsyet.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-denoncon-korrupsionin-shehu-ne-2015-79-here-me-i-larte-se-ne-vitin-2010/

Recommended