Shqipëria pasuri të mëdha, por vendi i katërt më i varfër në Europë- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria renditet e katërta në listën e 10 vendeve më të varfra të Europës të publikuar nga ?Gazzette Review?.
Artikulli i gazetës amerikane analizon situatën ekonomike të dhjetë vendeve të Europës në bazë të të ardhurave vjetore për frymë.
Vendi ynë lë pas Kosovën, që renditet e treta, me të ardhura vjetore për frymë në nivelin e 4.450 dollarëve.
?Ndërsa Shqipëria ka burime të shumta natyrore si hekur apo gaz natyror, duket se një pasuri e tillë nuk është përkthyer në pasuri për qytetarët e saj. Si shumë vende të tjera në listë, Shqipëria ende mbështetet tek bujqësia për të punësuar një numër të madh të qytetarëve të saj. Megjithatë Shqipëria po bën përpjekje të jashtëzakonshme për tu integruar në Organizata botërore e europiane dhe ndoshta në vitet në vijim nuk do të jetë më pjesë e kësaj liste.?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/shqiperia-pasuri-te-medha-por-vendi-i-katert-me-i-varfer-ne-europe/