Report TV - Paloka: Rama kërcënon Nishanin për dekretet, po vepron si etërit

  • 8 years ago
TIRANE - Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se kreu i shtetit Bujar Nishani është duke vepruar sipas Kushtetutës sa i përket dekreteve për shkarkimin e ministrit Shkëlqim Cani nga Financat, duke lënë të nënkuptuar se presidenti do të veprojë në respekt të kushtetutës edhe për të firmosur emërimin e dy ministrave të rinj, Ahmetaj tek Financat dhe Milva Ekonomin në ministrinë e Ekonomisë.

Por sipas deputetit demokrat Paloka, deklaratat se kreu i shtetit mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse nuk dekreton emërimet, i quan degradim të kësaj qeverie.

"Ky kryeministër që mbështet krimin e korrupsionin guxon dhe nxjerr bandën e tij kriminale e të kërcënojë presidentin. Tregon në çfarë degjenerimi ka arritur kjo qeveri. Sot bëhen 25 vjet që u rrezua simboli i diktaturës dhe kjo qeveri nuk ka asnjë shenjë që kujton këtë datë. Edhe ky akt i kërcënimit të presidentit është shenjë e një regjimi që është mësuar të veprojë si etërit", u shpreh Paloka në një prononcim për mediat.

Recommended