Report TV - Rama kërcënon Bashën: Lëri shantazhet se marrëveshjen një fije peri e ndan nga grisja!
  • 4 years ago
Gjatë fjalës së tij në Kuvend Edi Rama foli edhe për reformën zgjedhore. "Po ndodh një proces reformimi në sistemin e drejtësisë, i ndërlikuar, i gjatë, me defektet e veta dhe ndjekja e aseteve kriminale. Ministri i Brendshëm nuk mbledh kamerat, por sot dhe jo dje, policia është e pavarur zoti Valteri. Ju nuk mund të flisni policët kështu dhe policët ashtu. Shikoni të gjitha operacionet nga policia dhe do të shikoni si krimet e kryera më parë, janë hapur autorët. Patjetër që grabitja në Rinas do të bënte lajm të bujshëm, por ju e dini, që organizatorët janë kapur, janë pas hekurave. Ju flisni këtu njëlloj si kryetari juaj, Lulzim Basha. Jeni një tenor më i mirë se ai, me ushtrinë nuk keni lidhje, por me melodinë jeni më familjar se ai. Nga një anë kërkojnë gjithcka, nga njëra anë nuk lënë gjë pa thënë. Duan cdo gjë sikur e duan ata, nga ana tjetër nuk lënë gjë pa thënë ndaj nesh, jo ndaj jush, por ndaj nesh, se ju jeni bijtë e mohuar të PD-së dhe i meritoni ato që u thonë, se ata u kanë sjellë këtu dhe ju keni dalë nga reshti, por me ne cfarë kanë? Kanë pamundësinë për kapërcimin e një kulture politike, që është problemi i madh i këtij vendi dhe si pasqyrohet në media.Marrëveshjen për reformën zgjedhore e ndan vetëm një fije peri nga grisja. Kështu tha Edi Rama, që iu drejtua Bashës dhe Vasilit që të lënë shpifjet dhe sharjet në drejtim të PS-së. Edi Rama tha se marrëveshjen e pranuan për hirë të integrimit, edhe pse shumica e shqiptarëve nuk e duan.

"Ne duhet të mbyllim marrëveshjen, keni bërë gabim (Hajdarit) që keni braktisur këshillin, dhe pastaj cfarë doni që të diskutoni me ne një mirëkuptim për të votuar është temë, që pason dhe diskutimet këtu janë diskutime këtu, ata që janë jashtë nuk mund të imponojnë cfarë do të diskutohet këtu. Unë i them edhe njëherë sot Bashës dhe Peco Vasilit, mos dilni të shani dhe shantazhoni. Mos na tundoni se për atë Zot, ajo është një marrëveshje që ka krijuar kushte pozitive për klimën, por për mua nuk është reformë, është një kthim mbrapa për funksion të faktit që Shqipëria të mos bëhet muhabet kafenesh lart e poshtë, por një fije peri e ndan nga grisja pasi këtë fije duhet ta ruajë mirë, se nuk e kemi për borxh që të shpifshin cdo ditë, pasi shumica e shqiptarëve as nuk e pëlqejnë atë marrëveshje dhe nuk i duan listat e mbyllura" tha ai.
Recommended